Interview d'Aléxis Tsípras, Premier ministre Grec au grand studio du Figaro à Paris le 23/11/2017 Photo Jean-Christophe Marmara / Le Figaro

Kryeministri grek më në fund deklaron se kur do zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend. Greqia ka hyrë në një periudhë të zgjatur elektorale dhe zgjedhjet për pushtetin lokal të zhvillohen bashkë me ato europarlamentare, më 26 maj.

Ndërkohë që sivjet plotësohet dhe mandati i qeverisë Cipras, me koalicionin fillestar me “Grekët e Pavarur” dhe gjithë historikun e tyre të gjatë e të vështirë. Megjithë sulmin e vazhdueshëm të opozitës për zgjedhje të parakohshme si dhe parashikimet e shumta akoma dhe për zgjedhje të trefishta më 26 maj, që dhe do kufizonte disi koston e fushatës, kryeministri grek dje ka konfirmuar qëndrimin konstant të kryesisë së SYRIZA.

Gjatë konferencës për shtyp në Zapio Megaro, ku Cipras ka shpallur një paketë masash lehtësuese, me karakter të përhershëm, është referuar dhe në datën e zgjedhjeve parlamentare. Konkretisht, kryeministri grek është shprehur se të gjitha masat përbëjnë një tregues të rritjes së ekonomisë greke, pas daljes nga memorandumet në gushtin e kaluar, se do të përfshihen në buxhetin e vitit 2020 dhe se nuk kanë lidhje me fushatën elektorale.

Aleksis Cipras ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fillim të muajit tetor 2019, siç ka qenë gjithnjë në programin e qeverisë. Në paketën e masave lehtësuese përfshihet ulje e TVSH, ulje tatimore, asistenca ekstra për pensionistët dhe shtresën e varfër, subvencionime për sigurimet shoqërore, si dhe shlyerje para afatit e kredive të shtrenjta të Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKOLLË, 1 NXËNËS I VRARË, 8 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërPAJISJE PËR TË ZBULUAR BRENDA PAK MINUTASH BAKTERET NË ORGANIZËM