Pallati i kultures “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u pushtua nga fëmijet mbrëmjen e së mërkures. Të shoqëruar nga prindërit, vogëlushet ndoqen shfaqjen e trupës së cirkut të Dibres së Madhe i cili u ndal në Lezhë.
Me një program të larmishem me muzike dhe humor, për mbi 60 minuta fëmijet ndoqen numrat e shumtë të përzgjedhur nga përfaqësuesit e kësaj trupe.
Drejtuesi i Cirkut Besim Ame thotë se aktivitete të tilla kulturore janë mjaft tërheqëse dhe bashkëpunimi me Lezhën do të vijojë edhe në të ardhmen.
Pjesemarrja masive në këtë shfaqje dhe atmosfera e gëzueshme që u krijua për fëmijet, tregon se veprimtari të tilla janë mjaft tërheqese për fëmijet e Lezhës.