Trupa e Cirkut Kombëtar argëtoi fëmijët e qytetit të Shkodrës në lulishten e shadërvanit. Numrat e akrobatëve dhe prestigjatorëve të cirkut kombëtar sollën një pasdite ndryshe për fëmijët e vegjël por edhe për pak më të rritur.

Prestigjatori i Cirkut Kombëtar Juljan Kazazi thotë se këto shfaqje nga kjo trupë do të vijojnë gjatë gjithë verës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Drejtorja e turizmit në bashkinë Shkodër Jorida Kurti shprehet se shfaqje të tilla artistike i japin gjallëri qytetit në këto ditë vere.

Bashkia Shkodër do vijojë gjatë gjithë sezonit të verës me aktivitete artistike e kulturore për të argëtuar të gjitha grupmoshat.

Aktivitetet artistike në Shkodër synojnë tërheqjen e sa më shumë turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas për t’i bërë ditët e pushimit të tyre sa më të larmishme.

Artikulli paraprakVRASJA E LEKSTAKAJ, SHOQËROHEN 5 PERSONA
Artikulli tjetër“ANULONI PROJEKTLIGJIN!”, STUDENTËT E MJEKËSISË PARALAJMËROJNË: BOJKOT TË VITIT AKADEMIK! MINISTRJA KUSHI TË DORËHIQET!