Që në momentet e para të bashkëpumit të tyre si grup fituan simpatinë e publikut shqiprar.

Të veçantë në stilin e tyre, Classic boys bënë që të ishin mjaft të dashur për të gjithë që nga spektakli ku u bashkuan e deri në ditët e sotme. Duke qënë se zhanri I tyre është mjaft I veçantë, kjo ka bërë që edhe dalja e tyre në skenat muzikore te jetë tepër e përzgjedhur. Classic boys, kanë performuar shumë këngë të njohura shqiptare dhe botërore, ku janë pëlqyer shumë, por një ndjesi dhe kënaqësi të madhe, sollën për publikun shqiptar më baladën “Poltrona jote bosh” pjesëmarrëse në “Kënga magjike 2013”. Por tashmë djemtë e Classic boys duket se do të rikthehen sërisht në skenën e muzikës shqiptare, ata po punojnë për projektin e tyre më të ri, që do të jetë edhe kënga e tyre pjesëmarrëse në Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Kënga e tyre titullohet “ Dashuria për jetën “, e cila ka për kompozitor Endri Sina dhe I përket zhanrit pop- klasik. Duke marrë parasyshë talentin e mrekullueshëm të djemve në të kënduar, dihet se suksesi I tyre do të jetë I madh dhe e vetmja gjë që mbetet, është që djemve tu urojmë të fitojnë çmimin e pare, pasi Shqipëria në Eurovizion me këta djem, do të kishte një prezantim dhe një paraqitje fantastike.

Artikulli paraprakSEKTORI I PESHKIMIT NË DURRËS ËSHTË I PARALIZUAR
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË SHKODËR – HANI I HOTIT