POLITIKA E NDARË, RAMA ME QEVERINË, BASHKIA ME VETERANËT. Kanë zgjedhur dy ceremoni të veçantë përfaqësuesit e Qeverisë dhe bashkisë për festuar 70-vjetorin e clirimit të kryeqyteti. Në festimet e mazhorancës nuk kanë munguar edhe fotot e diktatorit Enver Hoxha.70-vjetori i Çlirimit te Tiranes vazhdon ti gjeje te ndare forcat politike ne vendin tone.
Mazhoranca ne prani te Kryeministrit Rama, kryetarit te parlamentit Ilir Meta dhe prefektit te Tiranes kane nderuar tek Ushtari i Panjohur në qendër të kryeqytetit.Gjate fjalës se mbajtur prefekti i Tiranes ka vene theksin tek sakrifica e te pareve tanë i cili duhet marre si një shembull për te bere nje Shqipëri te denje për BE. Ndërkohë, përfaqësueses te Bashkisë dhe pjese te Partisë Demokratike kane kryer homazhet e tyre ne Varrezat e Dëshmoreve. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo është ndalur shkurt para kamerave, duke nderuar dhe kujtuar ata te cilët dhëne jetën. Kryetari i Partisë Demokratike ka uruar nga Brukseli me ane te një sms ne FB . “Sot përkujtojmë 70 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashist. Mirënjohje perjetej bijeve dhe bijave te Tiranes qe luftuan e qe dhëne jetën për liri. Ky përvjetor i gjen qytetaret e Tiranes para sfidave te mëdha. Ekonomia ne krize, varfëri, papunësi, dhuna dhe arrogance qeveritare qe hapin plage kudo. Ne do ti japim vendit te ardhmen qe meriton.”Edhe këtë herë idhujtarët e ish diktatorit Enver Hoxha janë parë pas homazheve të kryer nga mazhoranca.