Çmenden çmimet e druve të zjarrit .Ne Librazhd i meter kub shitet 6000 leke
Në zonat e thella temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe dimri ka filluar. Por banorët janë të shqetësuar për sasinë e paktë të druve të zjarrit dhe për çmimin e lartë të tyre. Dimri në Kukës ka shenjat e tij. Më herët se në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë, përmes grykave të maleve erërat e forta kanë ulur ndjeshëm temperaturat. Shqetësimi kryesor sot për banorët e këtushëm lidhet me sigurimin e druve të zjarrit. Në ballkone apo pranë pallateve shikohen stiva të vogla. Të paktë janë ata banorë që kanë siguruar sasinë e duhur. Kjo për shkak të vlerës së lartë të një metri kub. Nga ana tjetër në Kukës ndodhet vetëm një pikë shitjejë drushë të zjarrit dhe tregtarët flasin për mungesa në treg. Por çmimet në Librazhd dhe në Prrenjas janë befasues përballë atyre në Kukës. Një metër kub dru në këto qytete arriti 60 mijë lekë këtë fundjavë. Për një familjë në Librazhd duhen më tepër se 500 mijë lekë të vjetra në një kohë kur 80 përqind e popullatës ngrohet me dru sepse temperaturat shkojnë në minus 10 gradë Celsius. Nga zyrtarët e bashkisë mësohet se çmimet kanë kapur një vlerë të tillë për shkak se drurët shkojnë në Greqi. Sipas përllogaritjeve në Librazhd dhe në Prrenjas duhet më tepër se 140 mijë metër kub dru zjarri për ngrohjen e popullatës, përfshi këtu për ngrohje në kopshte e shkolla. Megjithatë duket se ky vit do të jetë i ashpër për shumë zona jo vetëm per shkak të temperaturës së ulët, por për mungesën e druve në treg.