Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia në Amerikë, pasi akuzohet se natën e ndërrimit të viteve ka qëlluar me thikën e kuzhinës nënën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elmëood Park Jersey, ndërsa shqiptari është identifikuar si Emiliano Domi.
Pas ngjarjes ai është arratisur nga shtëpia, por vetëm pak kohë pas plagosjes së nënës, ai është arrestuar nga policia. Nëna e tij 54 vjeçare është dëguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.