Një veturë elektrike “Tesla” që udhëtonte si taksi e drejtuar nga piloti automatik, papritur “është çmendur” duke shtuar shpejtësinë e shkaktuar kaos në “13 Arrondissement” në qendër të Parisit.

Automjeti Tesla 3 ishte në shërbim si taksi kur në mënyrë të pashpjegueshme ka shtuar gazin dhe nuk reagonte ndaj komandave të shoferit të saj.

Taksisti që drejtonte mjetin robot-inteligjent nuk arriti ta ndalonte dhe goditi fillimisht një çiklist dhe dy kalimtarë.

Më pas vetura rrëzoi një shtyllë semafori dhe u përplas me shpejtësi me një mbajtëse të mbushur me shishe qelqi që shpërtheu duke plagosur shumë persona në zonën e frekuentuar.

Mjeti tmerrues vazhdoi përsëri rrugën e tij duke u përplasur me një furgon.

Tillard Diomande po i shërbente klientëve të tij në barin e restorantit ‘Moonlight African’ ku Tesla vrasëse me ne fund kishte ndaluar. Ai kishte dalë jashtë dhe pa skena të rënda.

“Unë besova se ishte një sulm. Kishe xhama, baltë … njësoj sikur të kishte pasur një shpërthim,” tha Diomande për agjencinë Reuters.

Disa media raportonin se një person kishte humbur jetën, tre ishin lënduar rëndë dhe të tjerë më lehtë në rrugën e mbushur me bare, dyqane e restorante.

Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje të pavullnetshme me automjet.

“Dëgjova shpërthim, heshtje, ulërima. Ishte si një skenë lufte, shumë për t’u habitur,” tha gjithashtu për Reuters një banor i zonës që ndoqi ngjarjen nga kati i dytë.

Ende nuk ka asnjë shpjegim nga qendra apo programuesit e mjetit, por kjo nuk është hera e parë që “autopiloti” i Tesla shkakton aksidente të rënda.

Në disa raste bateria e mjetit ka shpërthyer në flakë.

Ky është dhe motivi që kompania franceze e taksive G7 kishte ndërprerë para disa kohësh shërbimet me Tesla deh tani po e bën përsëri.

Artikulli paraprakULJE TEMPERATURASH, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërVARIANTET E KORONAVIRUSIT NUK SHKAKTOHEN NGA VAKSINAT