Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit mbarëkombëtare “At Zef Pllumi” për vitin 2024.I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe përsonalitete të shquara të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet një përsonazhi mjaft të rëndësishem siç ishte “At Zef Pllumi”.
Fituesit e çmimit mbarëkombëtare “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlersim.
Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të letërsisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.