Çmimet e apartamenteve vitin e fundit kanë shënuar rritje galopante, teksa ndërtimet e reja vijojnë të shumë zona të Tiranës.Në raportin e saj, FMN e sheh me sy kritik këtë zhvilim të sektorit të ndërtimit, duke dhënë alarmin se së shpejti mund të kemi një rënie drastike të vlerës së tyre.
Nga ana tjetër ndërtuesit përjashtojnë mundësinë që kjo të ndodhë, por parashikojnë të këtë një refleksion, duke mos vijuar me rritje të larta të çmimeve.
“Ne mendojmë që gjatë 2022 deri në 2023 do ketë stanjacion të çmimeve, nuk presim rritje çmimesh.”
Përpos rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit, rritjen e shitjeve të pasurive të paluajshme e bëjnë dhe një sërë komponentësh.
“Po përballet me mungesë të specialistëve, duke pasur këtë mungesë punëtorie natyrisht që ka një rritje çmimi.Nëse deri dje një specialist ndërtimi mund ta paguante me 3 mijë lekë të reja në ditë sot e paguan me 5 mijë lekë të reja në ditë.”
Rritja e blerjes me kreditim po arrin shifra rekord, duke dhënë kontribut kryesor në portofolin e investimeve.
“Atë që ne vëmë re në 70% të portofolit tonë janë individë të cilët blejnë apartamente dhe i blejnë nëpërmjet kredisë. Dhe këta janë ata që blejnë apartamentet për herë të parë. 6 mujori i parë i 2022 është në nivelet e 530 mln eurove, 211 milion euro është i financuar nga sektori bankar”.
FMN në raportin e fundit për Shqipërinë i dha vëmendje të shtuar sektorit të ndërtimit, sektor ky që luan rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit vitet e fundit.