Ky është konstatimi i fundit që vjen nga BERZH, e cila pret që ekonomia të rritet me 3.3% dhe jo 3.7% sa ishte parashikimi i mëparshëm. Edhe qeveria ka rishikuar objektivat e saj dhe nuk pret më rriten ekonomike 4.2% këtë vit, por 3.5%.Shkaku kryesor është lufta, që sipas BERZH i ka goditur tregjet botërore më fort që nga kriza e viteve 1970. Nga ana tjetër lufta po thellon edhe më tej krizën energjetike globale e cila nisi të japë efektet e para që prej muajit shtator-tetor 2021, për të arritur kulmin në mars 2022, ku çmimet për megavat arritën 550 euro në bursën hungareze.

Përshkallëzohet kriza e çmimeve të ushqimeve, BB: Mos bllokoni tregtinë, ndihmoni familjet në nevojë dhe shtoni fondet për bujqësinë. Nëse në prill të 2021 një megavat kushtonte mesatarisht 47 euro, sot në bursë është mbi 161 euro, ndërsa të hënën shkon mbi 230 euro për megavat. Nga ana tjetër pozita dominuese e Rusisë në furnizimin e Evropës me lëndë djegëse ka rritur ndjeshëm çmimin e naftës bruto në tregjet e huaja. Konkretisht nëse në mars-prill të 2021 çmimi për fuçi i naftës bruto luhatej në 60 dollarë, këtë vit gjatë muajit mars çmimi arriti deri në 130 dollarë fuçia, ndërsa aktualisht ka zbritur në 104 dollarë. Duke qenë se Shqipëria është importuese e këtyre produkteve, edhe ndikimi në financat e shtetit do të jetë negativ, pasi paguhet disa herë më shumë për të blerë thuajse të njëjtën sasi nafte dhe energjie që blinim dhe vjet.

ÇMIMI I ENERGJISË

3 prill 2022 161.26 euro MËH

3 prill 2021 47.33 euro MËH

ÇMIMI I NAFTËS BRUTO

3 prill 2021 59-62 dollar fuçia

Janar-Shkurt 2022 80-90 dollar fuçia

3 prill 2022 104.39 dollar fuçia

Artikulli paraprakCIVILË TË VRARË E TË SHTRIRË NË RRUGË, JA REAGIMI I RAMËS PAS IMAZHEVE NË BUCHA
Artikulli tjetërNGJARJA TRONDITËSE NË GREQI, NËNA TENTOI TË VRASË PESË HERË BRENDA 13 ORËVE VAJZËN, JA GJENDJA E SAJ