Në të gjithë Europën çmimet e gazit natyror kanë shkuar në nivele të pa hasura më parë. Për shumë arsye të ndikuara nga pandemia por edhe për shkak të rënies së furnizimeve me gaz nga Rusia ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Kjo situatë ka ngjallur shqetësime tek konsumatorët, sidomos te shtresat më të varfra. Një rritje çmimesh është vënë re edhe në SHBA e Azi ndërsa ekonomia globale po përpiqet të rimëkëmbet nga pandemia.
Europa po përpiqet të sigurojë gaz dhe qymyr të mjaftueshëm para sezonit të dimrit ndërsa kjo rritje çmimesh do reflektohet në faturat e shtrenjta të konsumatorëve.
Më 1 tetor, çmimi i gazit për nëntor, në qendrën holandeze TTF, një pikë referimi në Evropë, ka arritur maksimumin e të gjitha kohërave prej 97.73 euro megavat për orë (MWh). Kjo shifër përbën rritje prej 400 për qind këtë vit.
Në shumë vende për shkak të kësaj rritje të paprecedentë, shumë qeveri po përgatisin paketa mbështetjeje financiare për shtresat në nevojë që nuk e përballojnë dot këtë rritje.