Çmimet e Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 3,2 %

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” janë rritur me 3,2 % në muajin nëntor. INSTAT ka publikuar treguesit e çmimeve të konsumit për muajin nëntor. Ka qenë pikërisht grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike edhe faktori kryesor për ngritjen e inflacionit në masën 1.9% për këtë muaj. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” janë rritur me 2,7 %, ndërsa grupet “Pije alkoolike dhe duhan” e “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” janë rritur secili me nga 1,5 %. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me -0,5 %.

Artikulli paraprakBOMBË NË KOSHIN E PLEHRAVE,VDESIN 6 POLICË TE PIRAMIDAT E EGJIPTIT
Artikulli tjetërNE SHQIPERI 1 NË 10 FËMIJË NË ME AFTËSI TË KUFIZUARA