Tregu i Zdrales në qytetin e Shkodrës mbetet një nga më të frekuentuarit për sa i përket numrit të qytetatrëve që drejtohen për të blerë frutat dhe perimet që tregtohen në këtë treg.
Pas rritjes së çmimeve në periudhën Dhjetor – Janar 2018 për shkak të festave të fundivitit, as situata aktuale nuk paraqitet ndryshe. Tregatrët shprehen se frutat vazhdojnë të kenë të njëjtin çmim si në festave e fundvitit, ndërkohë, prodhimet e stinës kanë një rritje të lehtë të çmimit.
Tregtarët shprehen se prej kohësh institucionet përgjegjëse nuk kanë ushtruar kontrolle për cilësinë e produkteve që ato tregtojnë, apo edhe për luhatjen e vazhdueshme të çmimeve.
Kjo gjë i jep hapësirë të ndryshojnë çmimet. Pavarësisht kësaj, tregtarët shprehen se rritja e çmimeve vjen si pasojë e rënies së fuqisë blerëse jo vetëm në këtë treg, por edhe më gjerë.