RONALDO LOJTARI MË I MIRË, ANCELOTTI TRAJNERI MË I MIRË .Skuadra e Real Madrid për vitin 2014 ka dominuar në të gjitha aspektet, qoftë në kompeticionet më të rëndësishme evropiane ku dhe i ka fituar të gjitha trofetë.

Por edhe në shpërndarjen e çmimeve, Madrilenet dhe pjestarët që përbëjnë këtë ekip, kanë arritur të fitojnë të gjitha çmimet. Kështu  Real Madrid ka dominuar  dhe në ndarjen e çmimeve Globe Soçer, në një mbrëmje gala të zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Klubi madrilen u shpall skuadra e vitit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit, Carlo Ancelotti fitoi çmimet “Trajneri i vitit” dhe “Tërheqja mediatike”, James Rodriguez mori çmimin e lojtarit zbulim të vitit dhe Florentino Perez mori atë të drejtuesit të vitit.Michel Platini, i cili i dorëzoi çmimin presidentit të Realit, tha: “Do them dy gjëra të rëndësishme për Realin: themeloi FIFA-n në vitin 1904 dhe është klubi më i suksesshëm i UEFA-s. Kjo do të thotë që është një klub madhështor. Urime Realit!”, ka përfunduar Platini. Ndërkohë që i vetmi trofe për tu fituar për vitin 2014, është dhe topi i artë, që do të ndahet në janar të 2015-es.

Artikulli paraprakPREJ DY MUAJSH NDIHMA EKONOMIKE E BLLOKUAR
Artikulli tjetërPLAGOSJE E TREFISHTË NË SHKODËR