Për të gjashtin vit me radhë unioni i gazetarëve shqiptar organizoi dhënien e çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët e Shkodrës të cilët japin kontributin e tyre në fushën mediatike. Kreu i unionit për degën e Shkodrës Gaspër Marku dhe kryetari i unionit Aleksandër Çipa vlerësuan punën e gazetarëve shkodran në këto kohë kur sfidat janë të mëdha…
I pranishëm në Shkodër ishte profesori i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi, emrin e të cilit mban ky çmim. Një prej gazetareve që mori çmimin “Hamit Boriçi” është gazetarja e Star Plus Tv Nereida Vitoja e cila prej vitesh është pjesë e këtij televizioni duke dhënë një kontribut të çmuar përmes punës profesionale, vlerësim ky që erdhi në ditën e lindjes të saj….
Ndërkohë me çmimin “Hamit Boriçi” në këtë edicion të gjashtë u vlerësua gazetari i RTSH Shkodra Marjo Gjini, operatori Maison Kavaja, gazetari Dashamir Dini, publicisti Prelë Milani dhe gazetari sportive Admir Uruçi.