Prej fillimit të vitit 2019, pjesa më e madhe e stomatologëve në qytetin e shkodrës por edhemë gjerë kanë ofruar shërbimet dentare kundrejt një çmimi më të lartë se zakonisht.

Lista e çmimeve bazë më të ulët për klinikat dentare Miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar parashikon dyfishim të tarifave për çdo shërbim në këto klinika.

Ne bëmë një vëzhgim me qytetarë të rastësishëm të cilët deklarojnë se një rritje e tillë çmimesh nuk është aspak normale.

Me këtë ritëm të rritjes së çmimeve në klinikat dentare dhe jo vetëm, shumë qytetarë i frikësohen faktit se të ardhurat e tyre mujore nuk do të mbulojnë as gjysmën e shpenzimeve që i duhet të bëjnë.

Më përpara një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve preferonin klinikat shqiptare kur vinin për pushime për shkak të çmimeve të lira por tashmë me këtë rritje çmimesh kjo ndikon edhe tek emigrantët.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTORI VELIU KRITIK ME POLICINË NË ANALIZË
Artikulli tjetërPAKO USHQIMORE PËR 42 FAMILJE NË NEVOJË