Është zhvilluar ceremonia e 88 e ndarjes së çmimeve kinematografike Oscar në Los Angeles.
Leonardo Di Caprio ka fituar çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin ‘The Revenant’, ndërsa regjisori më i mirë u shpall Alejandro Inarritu për realizmin e këtij filmi.Për skenarin më të mirë u shpall fimi shpall “Spotlight”. Filmi shqiptar ‘Shok’ nuk ka arritur të triumfojë por gjithsesi është pritur shumë mirë nga publiku. Kujtojmë se kjo ka qenë hera e parë që një film shqiptar nominohet për Oscar, dhe mund të konsiderohet si sukses.Filmi “Shok” ka në qendër miqësinë e dy djemve në Kosovën e përfshirë nga lufta në 1998, peripecitë e jetës së përditshme, dhunën që ka zaptuar realitetin e tyre dhe vendimet që marrin që vënë në rrezik jo vetëm miqësinë e tyre, por edhe jetët e njerëzve përreth.
Çmime të tjera:
Skenari më i mirë: “Spotlight”
Skenari i përshtatur: “The Big Short”
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander (“The Danish Girl”)
Kostumografia: “Mad Max: Fury Road”
Dizajn produksioni: “Mad Max: Fury Road”
Makijazhi dhe stili flokëve: “Mad Max: Fury Road”
Kinematografia: “The Revenant”
Editimi: “Mad Max: Fury Road”
Editimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”
Miksimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”
Efektet vizuale: “Ex Machina”
Filmi i shkurtër i animuar: “Bear Story”
Filmi i animuar: “Inside Out”
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance (“Bridge of Spies”)
Filmi i shkurtër dokumentar: “A Girl in the River: The Price of Forgiveness”
Filmin më i mirë dokumentar: “Amy”
Filmi i shkurtër (live action): Stutterer
Filmi i huaj më i mirë: “Son of Saul”
Kolona zanore: “The Hateful Eight”
Muzika – kënga origjinale: “Writing’s On The wall”
Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu (“The Revenant”)
Aktorja më e mirë në rol kryesor: Brie Larson (“Room”)
Aktori më i mirë në rol kryesor: Leonardo DiCaprio (“The Revenant”)
Filmi më i mirë: “Spotlight”