Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i nfatës të rritet me 9 lekë nga 199 lekë që ishte më parë të shkojë në 208 lekë për litër. Ky vendim i cili është dhe i pari që bordi ka marrë për vitin 2023 nuk është pritur aspak mirë nga shoferët e automjeteve. Ata shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë rritje çmimi ndërsa nuk e fshehin frikën që kanë për një rritje tjetër akoma më të lartë në ditën në vijim.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet të larta.

Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë. Edhe lëvizja e fundit e Bordit, në drejtim të rritjes së çmimeve u prit negativisht nga operatorët e tregut. Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit.

 

Artikulli paraprakOSHEE: ASNJË NJËSI ADMINISTRATIVE PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërKURBIN, RRËSHQITJA E DHEUT RREZIKON 3 FAMILJE