DIODAT BLU QË KURSEJNË ENERGJINË, FITUES TË KËTIJ VITI.Çmimi Nobel për Fizikën për vitin 2014 iu dha tre shkencëtarëve japonezë për shpikjen e diodave blu për transmetimin e dritës, të njohur edhe si LED.Diodat e ndërtuara nga profesorët Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura ndihmojnë në prodhimin e një drite edhe më cilësore dhe që ndihmon në kursimin e energjisë.
Teknologjia LED ka gjetur përdorim të gjerë në shumë fusha, sidomos në ekranet e televizorëve dhe pajisjeve të tejra të teknologjisë së fundit.Sikurse edhe fituesit e tjerë, tres shkencëtarët do të ndajnë mes tyre rreth 1,1 milionë dollarë.Çmimi Nobel për Fizikën i është dhënë 196 personave që prej vitit 1901.Të hënën e 6 tetorit 2014, shkencëtari amerikano-britanik, Xhon O’Kif, dhe norvegjezët Maj-Brit Mozer dhe Edvard Mozer, fituan Çmimin Nobel për Mjekësinë, për zbulimet e qelizave që përbëjnë sistemin e orientimit të trurit, çka do të sjellë informacione më të mëdha për orientimin e njerëzve.Të mërkurën e 8 tetoritm pritet të jepet Çmimi për Kiminë, të premten ai për Paqen, ndërsa më 13 tetor do të jepët Çmimi për Ekonominë.