STOCKHOLM 20181001 Nobelpriset i fysiologi eller medicin tilldelas James P Allison, USA och Tasuku Honjo, Japan vid Karolinska Institutet på måndagen. Foto Fredrik Sandberg / TT kod 10080

Është dhënë në Stokholm të Suedisë çmimi Nobel 2018 për Mjekësinë. Çmimi është marrë nga dy mjekë, një amerikan dhe një japonez, të cilët kanë fituar çmimin Nobel për kurimin e kancerit.

Amerikani James P Allison dhe japonezi Tasuku Honjo, dy imunologjistë, kanë zbuluar një terapi për forcimin e imunitetit gjatë kurimit të kancerit.

Në Stokholm ka nisur që prej orës 11:30 dhënia e çmimeve Nobel. Këtë vit, këto çmime do të jepen pa çmimin për Letërsinë. Çmimi Nobel për Letërsinë u anulua pas skandalit seksual.

Akademia e argumentoi shtyrjen e ceremonisë me mungesën e besimit të publikut, pas skandalit seksual që përfshiu trupën prestigjioze dhe që ka çuar në largimin e 18 anëtarëve nga bordi i institucionit.

Akademia Suedeze, një këshill gjuhëtarësh dhe autorësh prestigjiozë, është përballur jo vetëm me akuzat për sjellje të pahijshme nga bashkëshorti i njërit prej anëtareve të kësaj trupe,

por dhe me akuzat për publikimin e emrave të fituesve të çmimeve përpara ceremonive formale. Jean-Claude Arnault, fotografi franko-suede i martuar me poeten Katarina Frostenson,

e cila është pjesë e Akademisë, është akuzuar se ka ngacmuar 18 femra, përveç princeshës trashëgimtare, Viktoria e Suedisë.

Artikulli paraprakMBLIDHEN SOCIALISTËT, RAMA I LË ‘FRENAT’ BALLËS, RRAJA: NUK LARGOHEM NGA PS, DJALI IM S’KA DHUNUAR
Artikulli tjetërPIANISTI KONCERT NË MES TË PLEHRAVE, PËR TË SHPËTUAR PLANETIN