Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çmontimi”, duke vënë në pranga një person, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me shtetasin A.B., ( i cili është shpallur në kërkim), janë autor të vjedhjeve së disa dyerve (duralumin), të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarësia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 Dhjetor 2017. Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime përfitimi material.

Artikulli paraprakKUSHTETUESJA:GJYQTARËT DHE PROKURORËT MUND TË RUAJNË PASURINË EDHE PAS VETINGUT
Artikulli tjetërDUKAGJINI I IZOLUAR, DERI KUR?!