Hetimi i Policisë Kombëtare të Murcias që zhvilloi operacionin “Mare Nostrum” do të bënte të mundur edhe çmontimin e bandës që njihej për sulmet ndaj shtëpive dhe vilave luksoze.
Hetimet zbuluan se grupi kriminal vepronte kryesisht nga ora 19:00 deri në orën 22:00.
Sipas inspektorëve shtëpitë zgjidheshin me shumë kujdes, që i përkisnin pronarëve që ishin me pushtet. Për të hyrë në shtëpi ata ngjisnin muret rrethuese si ‘mace’ dhe me anë të një mjeti (kaçavidë, kanaçe) hapnin dyert apo dritaret”, sqarojnë autoritetet.
Ndërkohë sipas edhe disa të dhënave nga dëshmitarët gjatë një rasti kishin parë dy persona futeshin në vila me kapuç, ndërsa në një automjet i prisnin dy miq për të siguruar arratisjen. Dëshmitë e fqinjëve dhanë informacione që më vonë do të ishin thelbësore për hetimet dhe operacioni.
Disa ranë dakord të përshkruanin praninë e dy makinave me lëvizje të madhe, ndërsa treguan: Njëra prej tyre ishte një Audi A3 e bardhë; tjetra, A6 gri me një zhurmë karakteristike të motorit kur përshpejton.
E gjithë kjo bëri të mendonin se kishin të bënin me një grup të organizuar, profesional, me siguri të përbërë nga qytetarë të Evropës Lindore, dhe në fakt rezultoi se nuk ishin gabuar.
Baza e organizatës ishte e vendosur jashtë Spanjës, në Shqipëri, Austri dhe Greqi.
Midis janarit dhe qershorit, grupi dukej se nuk ishte në aksion, por hetuesit e Rajonit dhe Malaga nuk i pushuan hetimet dhe deri në qershor, ata i kishin atribuuar rrjetit të hajdutëve të vilave luksoze 15 grabitje me forcë të kryera në rajon (në Murcia dhe Kartagjenë); Alicante (në Pilar de la Horadada) dhe Malaga (në Costa del Sol).
Duket se anëtarët e grupit në Shqipëri kishin planifikuar të ktheheshin në Spanjë, ku edhe nisën aksionin e tyre për grabitjen e vilave luksoze, shkruajnë mediat e huaja.
“Ata filluan të merrnin makina me qira dhe nisën të interesoheshin për shtëpitë. Blenë veshje shumë prej të cilave me ngjyrë të zezë, doreza, kapele, të gjitha këto në mes të qershorit”, sqarojnë autoritetet.
Ndërkohë shkëmbimi i informacionit të kryer nëpërmjet Zyrës së Atasheut të Brendshëm në Bullgari dhe mbështetjes operacionale të saj në Shqipëri, bëri të mundur zbulimin e anëtarëve të bandës, të cilët u zbuluan ditë më vonë në Malaga.
Ky ishte edhe momenti kur u aktivizuan skuadrat e ndryshme të policisë, pasi mësuan se kishin marrë apartamente me qira në ishullin Ibiza si edhe një vilë në Malaga.
Nga vëzhgimet e kryera rezultoi se anëtarët e organizatës frekuentonin ambientet e disa vilave private të marra me qira nga futbollistë me famë ndërkombëtare.
Të martën, më 28 qershor, pajisja e vendosur zbuloi lëvizjet e anëtarëve të organizatës në zonat pyjore. Gjithashtu, u mësua se Audi A6 ngjyrë gri, tip stacion, do të hipte në traget me destinacion Denia.
Në atë kohë dihej tashmë se dy ditë më parë ata kishin bastisur vilën e ish-futbollistit Ronaldo Nazario, e vendosur në Sant Josep, ku ishte me pushime me familjen lojtari i Paris Saint-Germain, italiani Marco Verratti.
Futbollisti denoncoi vjedhjen e nëntë orëve të markës ekskluzive, shtatë gjerdaneve të stilistëve, unazave dhe vathëve, të gjitha të vlerësuara në më shumë se tre milionë euro, saktësisht 3,382,100 euro.
Agjentët e Njësisë Qendrore të Madridit dhe grupit të grabitjes Murcia do të përfundonin operacionin “Mare Nostrum”, i cili arriti të çmontonte organizatën dhe të arrestonte shtatë persona, pesë shqiptarë, një spanjoll dhe gruan e tij me kombësi rumune.