Mes SHBA-së, Meksiko-së, Disney World apo Japoni-së edhe Shqipëria është një vend ideal për t’u vizituar në vjeshtë, shkruan media prestigjoze CNN në një artikull të botuar me titull ‘Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo’. Në një vështrim paraprak CNN shkruan se udhëtarët e vjeshtës mund shmangin fluksin e turistëve gjatë sezonit të verës dhe po ashtu temperaturat e larta.

Por, çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me vlerën e tij të madhe. Dhe ky destinacion është Shqipëria. Adhuruesit e plazheve janë vërshuar në Shqipëri për të pushuar në bregdetin e Adriatikut, por nuk mbeten pas as Bjeshkët e Nemuna as lumi i ‘egër’ Vjosa të cilët kanë pasur shumë vizitorë, edhe pse më pak se Riviera Shqiptare.

”Në shtator dhe tetor, bileta e avionit ka çmim kaq të ulët nga vera, saqë ju mund të bëni një nga ato pushimet e mëdha, më të gjata dhe të shtrenjta për rreth 30% më pak në të gjithë botën, pavarësisht se cilin destinacion do të zgjidhni për të vizituar, thekson CNN.

Artikulli paraprakAKUZAT E PD, GARO: PËRKEQËSOHET GJENDJA, KORRUPSIONI QEVERITAR DHE BASHKIAK BËHEN NJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDËRHYN NË MERKATO, FIRMOS SULMUESI