Protestës së opozitës në Tiranë i janë bashkuar edhe qytetarët e Shkodrës të organizuar nga partia demokratike. Kryetari i degës së Shkodrës Ramiz Çobaj tregoi për “Star Plus” gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “Info Plus” se mijëra shkodran kanë marrë pjesë në protestë.

Nisja e protestuesve nga Shkodra është bërë nga vende të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Bardh Spahia, drejtues i departamentit të emigracionit në PD deklaroi se arsyet për të protestuar ndaj qeverisë janë të shumta. Qytetarët e Shkodrës në mënyrë të organizuar morën pjesë në protestën e opozitës duke qenë se sipas PD Shkodra është ndër qytetet më të diskriminuara nga qeveria aktuale.

Artikulli paraprakDEMTOHEN PUSETAT, AKSI RREZIK PËR AKSIDENTE
Artikulli tjetër174 VJET MË PARE DON BOSKO THEMELONTE INSTITUCIONIN