Një profesion I rrallë mund të quhet tashmë është edhe ai I çobanit. Kjo për faktin se janë të pakët ata që e preferojnë dhe bëjnë këtë punë në ditët e sotme. Por Angjelin Lumaj është një nga ata të paktët që vijojnë të kujdesen për bagëtitë. Angjelini I cili jeton në fshatin Shtoj I Vjetër na tregon se ka që në moshën 13 vjeçare që punon si çoban.

Vështirësitë për tu kujdesur për bagëtitë nuk mungojnë edhe pse në kujdesin e bagëtive të tyre në ndihem I vijnë edhe bashkëshortja e tij.

Duke qënë se është një punë që kërkon kohë por edhe mund Angjelini na tregon se fëmijët e tij nuk kanë dëshirë të kujdesen për bagëtitë.

Me një tufë prej 20 dhishë dhe 3 lopë të gjithë prodhimin që merr prej tyre Angjelini tregon se e tregton në baxho.

Të kujdesesh për bagëtitë është një punë e vështirë por që për Angjelinin nga Shkodra apo edhe për shumë persona te tjerë që akoma e praktikojnë këtë punë u sjell të ardhura me të cilat mund të mbajnë familjet e tyre.

Artikulli paraprakI DËNUAR NË ITALI PËR “SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI”,ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërTOM DOSHI NË POSTRIBË: VOTONI BENET BECIN