Mesnata e 31 dhjetori në qendrën kryesore të qytetit të Shkodrës në sheshin “Nënë Tereza” do të jetë e veçantë. Një festival fishekzjarresh do të vijë në një kordinim të plotë mes hoteleve kryesore që ndodhen në qendër të qytetit. Kështu të gjithë ata që do të duan të ndjekin këtë spektakël fishekzjarresh janë të mirëpritur sepse tashmë gjithçka është gati nga hotel “Colosseo”, “Golden Palace” dhe hotel “Rozafa”, vend në të cilin historikisht është zhvilluar hedhja e fishekzjarreve në mesnatën e 31 dhjetorit duke pritur kështu në një atmosferë të gëzuar ndërrimin e viteve.

Edhe viti 2024 do të mirëpritet me hedhjen në mënyrë të koordinuar të fishekzjarreve në sheshin “Nënë Tereza” që do të jetë i mbushur me qytetarët të cilët çdo vit kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve. Ashtu si çdo vit do të jetë një atmosferë e ngrohtë festive e cila është ftesë shumë e bukur jo vetëm për shkodranët por edhe për të gjithë vizitorët vendas që zgjedhin Shkodrën natën e ndërrimit të viteve dhe për turistët e huaj. Këtë vit hedhja e fishekzjarreve do të jetë e organizuar ndryshe pasi ka një koordinim mes hoteleve më të rëndësishme në qytet “Colosseo”, “Golden Palace” dhe “Rozafa” të cilët do të bëhen pjesë e festës për të siguruar një mbrëmje të veçantë për gjithë të pranishmit në sheshin kryesor duke mbetur në memorien e gjithsecilit.

Artikulli paraprakM&E GROUP ALBANIA FESTON 5- VJETORIN
Artikulli tjetërSHERR MES TË RINJVE NË KURBIN, PLAGOSET 33-VJEÇARI, DËRGOHET NË SPITALIN E TRAUMËS