Ne ndryshimet e reja territoriale sic dihet bashkise shkoder i atashoshen 10 njësite administrative te njohura me emrin e vjeter komuna. Roland Como specialist tek sektori i studimeve dhe kordinimit te investimeve prane Bashkise Shkoder informon se u eshte kerkuar te gjitha njesive te paraqesin prane bashkise dokumentacionin ne lidhje me adresat e sakta qe disponojne per territorin qe ato mbulojne.
Como thekson se ka pasur disa problematika pasi mjaft komuna nuk kane asnje nje dokumentacion. Specialist i investimeve publike informon se 2 deri ne 3 komuna jane pergjigjur pozitivisht thirrjes ndersa eshte ne pritje te shtimit te personelit te kesaj drejtorie me vendim te keshillit bashkiak. Sektori i studimeve dhe kordinimit te investimeve prane Bashkise Shkoder nenvizon se ne bashkpunim me Drejtorine e planifikimit te territorit dhe me zyren perkatese prane ministrise se brendshne do te marrim masa qe edhe keto ish komuna te kene nje sistem model adresash duke dhene sinjale poztive se kjo nderhyrje te permbyllet ne nje te ardhme jo shume te larget.Problem per kete sektorin e investimeve publike ne shkoder aktulisht mbetet mungesa e burimeve njerzore.