Ne bashkinë Shkodër ka mbërritur një shkrese e agjensise se zbatimit te reformës territoriale. Roland Como specialist tek sektori i studimeve dhe koordinimit te investimeve bashkiake ne drejtorinë e planifikimit, koordinimit monitorimit te investimeve shprehet se do te krijohet nje grup pune per riformulimin edhe nje here te adresave .
Como nenvizon se ne mënyre i hapet rruge nje procesi mjaft te rendesishem sic është ai digjitalizimit. Como e cilëson pozitiv procesin duke theksuar se cdo banese dhe familje do te kete numrin percaktues me ane te këtij rifreskimi. Drejtoria e planifikimit, koordinimit monitorimit te investimeve prane bashkise shkoder informon se ky proces rifreskimi nuk perkthehet ne ndryshimin serish te emertimeve, pasi ky proces ka perfunduar prej kohesh ne te gjitha akset kryesore apo dytësore ne qytetin e shkodres.E njëjta drejtori pranon se ka pasur pakenaqesi per nderrimin e emrit te disa rrugeve te vjetra nga banore te zonave ndërsa përcakton se ka nje rregull ligjor per një ndryshim te mundshëm te emërtimeve.