Vllaznia luan në Belfast kundër Linfield këtë të enjte në 20:45, me sfidën që vlen për turin e I kualifikues në Conference League. Trajneri Migen Memelli do debutojë në stolin shkodran dhe në Evropë, me korçarin që pritet të luajë me skemën 4-3-3 në një ndeshje të rëndësishme.

Kundër irlandezo-veriorëve, Vllaznia do ketë mbështetjen e 300 tifozëve, teksa shumë emra të rinj do jenë në fushë, kjo për shkak të ndryshimeve në merkato. Porta i takon Qarrit, teksa në mbrojtje ka mbijetuar vetëm Juric. Mesi i fushës dhe sulmi nuk ndryshojnë, ndërsa skema nga 4-3-3 mund të kthehet edhe në 3-5-2, me Malën dhe Hakaj që marrin krahët.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Qarri; Stjoanoviç, Juriç, Cheshmedijev, Dragoshi (Smajli); Boshnjaku, Alivoda, Hakaj; Mala, Çoba, Balaj Trajner: Migen Memelli

Artikulli paraprakPËRPLASJA FIZIKE NË KUVENDIN E KOSOVËS, OSMANI: DHUNA NUK MUND TË SHNDËRROHET NË MJET POLITIK
Artikulli tjetërXHAFAJ DHE MAJKO ABSTENOJNË PR.LIGJIN E QEVERISË PËR LEGALIZIMIN E KANABISIT