Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës për sezonin 2024-25. Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë njohur rivalët, me bardheblutë që kanë qenë pafat. Ndërkohë që edhe Shkëndija ka njohur kundërshtarin. Duelet e para luhen më 11 korrik dhe ato të kthimit më 18 korrik 2024.

Vllaznia luan kundër Valurit të Islandës, teksa Partizani gjen maltezët e Marsaxlokk. Ndërkohë Tirana përballet me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Të treja skuadrat e Superligës duelet e para i luajnë në udhëtim. Ndërkohë Shkëndija luan me FC Noah të Armenisë dhe Malisheva me Buducnost Podgorica.

Ndeshjet e raundit të parë në Conference League:

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË BOSNJE PËR FAZËN PËRGATITORE
Artikulli tjetërHYSAJ KRENARI E SHQIPËRISË, SULMI I QËLLIMSHËM