Corriere Della Sera: Gjysma e Romës furnizohet me drogë nga Shqipëria. Nën hetim 100 persona, arrestohen katër të tjerë.
Corriere della sera raporton aksionin më të fundit të policisë italiane në Romë, ku sipas autoriteteve gjysma e kryeqytetit është e pushtuar nga droga që vjen nga Shqipëria. Në pranga kanë përfunduar katër persona ndërsa janë mbi 100 ata që janë nën hetim Droga vinte nga Shqipëria e sidomos kuintale hashashi të destinuara për bandat që drejtojnë shpërndarjen në zonën qendrore dhe atë lindore të Romës. Kështu nis raportimin e saj Corriere della sera për aksionin më të fundit të policisë italiane në Romë. Sipas autoriteteve droga shpërndahej sidomos në zona me shumë banorë, ku numri i klientëve mund të arrinte më shumë se një mijë. Fitimi ishte aq madh se janë katër organizatat e zbuluara nga policia të cilat ndanin fitimet mes tyre, hetimet në fkat kanë nisur që në vitin 2013, për tu konkretizuar me aksionin e sotëm. Një perandori e vërtetë krim mes kërcënimeve, rryshfeteve dhe ndëshkimeve për ata që nuk pranonin të bindeshin. Mëngjesin e së martës hetuesit arrestuan katër persona të cilët mendohet të jenë krerët e bandave që vepronin në zonë. Por të hetuarit e operacionit “Vëllezërit” janë më shumë se 100, dhe trafiku bazohej pikërisht te hashashi. Në kryeqytetin italian brenda pak kohësh janë arrestuar rreth 70 persona anëtarë të katër bnandave të ndryshme, ndërsa përvec drogës policia ka sekuestruar dhe pistoleta e armë të tjera. Një arsenal që sipas hetuesve shërbente për të sulmuar apo për tu mbrojtur nga rivalët, si dhe për të ruajtur rrjetin e gjerë të klientëve.