Prej fillimit të muajit shkurt, numri personave të infektuar me COVID-19 dhe variantin OMICRON ka rënë me 90%. Dhurata Hysa, shefe e shërbimit epidemiologjik në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se mesatarisht rezultojnë rreth 10 persona të infektuar ditorë.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të prekur nga varianti Omicron bën të ditur shefja e shërbimit të epidemiologjisë.
Pjesa më e madhe e të infektuarve gjatë këtyre ditëve janë kryesisht të rinjtë, por nuk përjashtohen as të moshuarit e pavaksinuar.
Aktualisht, situata epidemiologjike në bashkinë Shkodër paraqitet e qetë. Shqetësuese mund të paraqitet situata në muajin Mars, për shkak të organizimit të zgjedhjeve.