Covid-19 në 24 orët e fundit, i ka marrë jetë një pacienti 83-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 436 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa dhe 17 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i MSH:

3 Mars 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar. Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Mars 2023)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436
Testime totale 2,041,392

Artikulli paraprakGJYQI PËR VULËN E PD/ TRUPI GJYKUES TËRHIQET NË DHOMË KËSHILLIMI. PRITET VENDIMI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 77-VJEÇARE GAZETARI MILTO BAKA