Duke nisur nga dita e sotme (datë: 28.06.2021) italianët mund të lëvizin pa maska mbrojtëse në ambientet e hapura.
Lajmi është publikuar disa ditë më parë nga autoritetet shëndetësore, pasi vendi, po përballet me situatë më të qëndrueshme dhe më të lehtësuar të COVID-19. Megjithatë, barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme, dyqane, muzetë, kinematë, teatrot dhe transportin publik, theksojnë autoritetet.
Megjithatë, përtej kësaj mase, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Itali, i bën apel qytetarëve që të mbajnë maskën mbrojtëse me vete, e ta përdorin kur të jetë e nevojshme.
Për personat me sëmundje kronike dhe familjarët e tyre, autoritetet sugjerojnë që të mbajnë maska, si në ambientet e mbyllura dhe në ato të hapura.