Pas më shumë se një viti, bashkia Malësi e Madhe ka dalë nga zona e rrezikut sa I takon përhapjes së pandemisë COVID-19. Mjekja pranë qendrës shëndetësore në qytetin e Koplikut, Deidra Gurori bën të ditur se procesi I vaksinimit ka ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve me koronavirus.
Mjekja shton se deri gradualisht ka ardhur duke u rritur ndërgjegjësimi I qytetarëve në lidhje me rrezikun e infektimit nga COVID-19.
Personat e infektuar dhe të karantinuar në banesa vijojnë të marrin shërbim mjekësor brenda të gjitha normave qoftë me vizita në banesa, por edhe përmes telefonatave me mjeket e familjes.
Pavarësisht situatës drejt përmirësimit, mjekja Deidra Gurori këshillon qytetarët të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe protokollin anti-COVID pasi frika nga riinfektimi është prezente gjatë gjithë kohës.