Bashkia Malësi e Madhe ka dalë nga zona e rrezikut sa I takon përhapjes së virusit COVID-19 pasi prej dy javësh nuk është konfirmuar asnjë rast I ri ndërsa nuk ka as raste aktive. Riza Curraj, shef I epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në këtë bashki bën me dije se mesatarisht kryhen 3 tamponë në ditë të cilët rezultojnë negativë.

Epidemiologu Curraj shton se krijimi I një situate të qetë në këtë bashki vjen si shkak I vaksinimit, por edhe imunizimit natyral të popullsisë.

Bashkia Malësi e Madhe prej fillimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 ka patur numrin më të ulët të personave të infektuar me koronavirus, po ashtu edhe sa I takon fataliteteve si shkak I infektimit.

 

Artikulli paraprakBASHA FLET JASHTË PARLAMENTIT: PSE NUK MORA PJESË NË MBLEDHJEN E GRUPIT
Artikulli tjetërPAKETA SOCIALE,”15 MIJË PENSIONISTË PËRFITUES NË SHKODËR”