Hapja e shkollave dhe universiteteve ka ndikuar në përkeqësimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në Shkodër. Shefja e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dhurata Hysa bën të ditur se situata në dy javët e fundit mbetet e qëndrueshme dhe e tillë do të vijojë vetëm nëse stafet pedagogjike, nxënësit dhe studentët zbatojnë protokollin anti-COVID.

Epidemiologia Hysa kërkon nga drejtuesit e institucioneve arsimore zbatim të protokollit dhe ruajtje të distancës së nxënësve në shkolla, ndërsa sa I takon universiteteve apelon për më shumë përgjegjshmeri nga pedagogët e studentët në mënyrë që pandemia të mbetet në nivele të menaxhueshme.

Aktualisht në të gjithë qarkun janë më shumë se 400 persona, prej të cilëve pjesa më e madhe banorë të bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS DY VAJZAT E MITURA QË PO UDHËTONIN ME BIÇIKLETË (DETAJE)
Artikulli tjetërSHKODËR, ISH TË PËRNDJEKURIT: ZVARRITEN DËMSHPËRBLIMET