Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 351 teste të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

11 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë. Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 351
Testime totale 2,012,988
Raste pozitive 332,419
Raste të shëruara 328,645
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Artikulli paraprakTËRMETI I FORTË TRONDIT MEKSIKËN, JA SA ISHTE MAGNITUDE
Artikulli tjetërNIS CEREMONIA E 32-VJETORIT TË THEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE