Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e sotme nga 49 testime për Covid-19, 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, por fatmirësisht nuk ka humbje jete. Sakaq, 16 të infektuar janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

15 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 49 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shijak, Lushnje, Vlorë, Berat. Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,699 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 49

Artikulli paraprakKUSH ËSHTË FAVORIT NË FINALE?
Artikulli tjetër“100 VJET BASHKË”, YURI KIM: LIDHJA SHBA-SHQIPËRI, KAPËRCEN ÇDO QEVERI, UDHËHEQËS APO PERSON