Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vend. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur si të infektuar 41 qytetarë. Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk ka humbur asnjë pacient jetën nga virusi. Sa i takon të shëruarve ato janë 31 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 261.

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:
26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh.
Janë 261 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TERMETI NË SHQIPËRI, JA KU ËSHTË EPIQENDRA
Artikulli tjetër‘SHQIPËRIA, DIAMANTI I FSHEHUR I MESDHEUT’, NESËR MBËRRIJNË NË VEND 500 PËRFAQËSUES TË KE!