Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këtë të dielë janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, ndë to 1 në qytetin e Shkodrës si dhe nuk është shënuar asnjë humbje jete .

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan. Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakCOVID-19/ GJERMANIA HEQ THUAJSE TË GJITHA MASAT
Artikulli tjetërZYRTARE/ KONTRATË 3 VJEÇARE, VLLAZNIA I BESON TË RINJVE, 19 VJEÇARI FIRMOS ME SHKODRANËT