Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë si dhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është konstatuar asnjë humbje jete në vendin tonë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.
Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakA DO TË VIZITOJË BIDEN UKRAINËN JAVËN E ARDHSHME? “SHTËPIA E BARDHË” JEP DETAJE
Artikulli tjetërNUK KA QETËSI NË GREQI, VENDI GODITET SËRISH NGA NJË TËRMET I FORTË