Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 568 qytetarë, në këto bashki: 299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 8,059 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakE RËNDË, GJENDET I VDEKUR BRENDA NJË KABINE ELEKTRIKE 40-VJEÇARI, JA ÇFARË THOTË POLICIA
Artikulli tjetërEPIKE! MOZZIK SHPJEGON PSE NUK MUND TË GJEJË SHPIRTIN BINJAK PAS NDARJES ME LOREDANËN