Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate për mediat, lajmëron se në 24 orët e fundit, 6 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

MSH thekson se po ashtu në orët e fundit, janë regjistruar 430 persona të shëruar, 148 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 56 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (20 Prill 2021)

Raste të reja ditore 148
Të shëruar në 24 orë 430
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3008

Testime totale 612,563
Raste pozitive 129,842
Raste të shëruara 102,601
Raste Aktive 24,888
Humbje jete 2,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18195
Fier 2096
Durrës 1008
Shkodër 886
Gjirokastër 822
Korçë 669
Vlorë 400
Dibër 314
Kukës 273
Elbasan 146
Berat 61
Lezhë 18

Artikulli paraprakBUSHATI: DO MARRIM 65 MIJË VOTA, ILIR BEQAJ BËN LLOGARITË: PD DO TË MARRË 7 MANDATE, KUR DHE 5, I KA NË PIKËPYETJE!
Artikulli tjetërNGA QENDRAT E VOTIMIT ME HYRJE DHE DALJE TË VEÇANTA TE DISTANCIMI/ MSH NXJERR PROTOKOLLIN PËR 25 PRILLIN, DETYRAT PËR KQZ DHE VOTUESIT