Ministria e Shëndetësisë njofton së në 24 orët e fundit, në vendin tonë, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Sakaq, nga 1256 testime kanë rezultuar 52 qytetarë të infektuar dhe 33 të shëruar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1256 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:
29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.
Janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Prill 2022)

Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1256

Testime totale 1,798,288
Raste pozitive 274,737
Raste të shëruara 270,852
Raste Aktive 389
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 278
Vlorë 27
Fier 25
Korçë 14
Shkodër 10
Gjirokastër 10
Berat 9
Durrës 5
Kukës 5
Elbasan 5
Lezhë 1

Artikulli paraprakBUJAR NISHANI U NIS JASHTË SHTETIT PËR KURIM, REAGON PRESIDENTI META: LUTEM PËR KTHIM SA MË PARË PRANË FAMILJES SË TIJ
Artikulli tjetërDEKLARATA E PRESIDENTES OSMANI, VJEN REAGIMI NGA SERBIA: BEOGRADI PO BLLOKON GËNJESHTRAT E PRISHTINËS DHE JO DIALOGUN