Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.319 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të keq, 28 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar këtë shifër, që prej fillimit të pandemisë në 14.169. Aktualisht, 378 pacientë ndodhen në intubim, shumica prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar. Mosha mesatare e rasteve është 39 vjeç, ndërsa e viktimave 78.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, 199 infeksione të reja u regjistruan në Atikë, 177 në Selanik, 54 në Achaia, 44 në Larisa, 43 në Pella dhe 40 në Heraklion.

Artikulli paraprakU ARRATISËN NGA BURGU I IZRAELIT NËPËRMJET NJË TUNELI TË HAPUR NGA NJË LUGË, ARRESTOHEN 4 TË BURGOSURIT PALESTINEZË
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU VIZITË ZYRTARE NË HUNGARI, TAKOHET ME KRYEMINISTRIN ORBAN: T’I HAPIM KRAHËT PËR TË GJITHË!