Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 424 persona të infektuar, ndërsa nga ana tjetër, për fat të keq, 23 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur si të shëruar 1.324 pacientë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

Artikulli paraprakDINAMO RIKTHEHET ME FITORE NË ELITËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR, KUKËSI NUK FAL EGNATIAN NË RROGOZHINË
Artikulli tjetërU ARRATISËN NGA BURGU I IZRAELIT NËPËRMJET NJË TUNELI TË HAPUR NGA NJË LUGË, ARRESTOHEN 4 TË BURGOSURIT PALESTINEZË