Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 472 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë.