Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e situatës së COVID-19 në vendin tonë, njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Ndërkohë janë kryer 114 testime, nga të cilat 7 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 24 pacientë janë shëruar nga virusi.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 114 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 7 qytetarë, në këto bashki:
2 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnje, Vlorë, Delvinë, Berat.
Janë 324 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,917 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 114

Testime totale 1,835,244
Raste pozitive 276,738
Raste të shëruara 272,917
Raste Aktive 324
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 222
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 3

Artikulli paraprakNËN MOTON “S’MBAN MË UJË PILAFI”, RIKTHEHEN PROTESTAT NË VEND KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE
Artikulli tjetërFORMACIONET ZYRTARE/ NDRYSHIME TE KOMBËTARJA, SHQIPËRIA KËRKON TË REAGOJË NDAJ ESTONISË